Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp kumtoi se ushtruesi i detyrës sekretar për siguri të brendshme, Kevin Mekalinen (48) dha dorëheqje, ndërkaq javën e ardhshme do të emërohet ushtrues i ri detyre.
“Kevini, pas shumë viteve në qeveri, vendosi të kalojë më shumë kohë me familjen e vet dhe të jetë në sektorin privat”, shkroi Tramp në Tuiter.
Mekalinen në prill të këtij viti u bë personi i katërt në krye të Ministrisë së sigurimit të brendshëm prej fillimit të presidencës së Trampit.