Shkup, 20 shtator – Sot në Gjenevë të Zvicrës do të zhvillohet kongresi i 13-të i jashtëzakonshëm i UEFA-së, ku do të diskutohet për disa çështje të rëndësishme të futbollit evropian. Pjesëmarrëse në këtë tubim janë përfaqësues të gjithë 55 vendeve anëtare të shtëpisë së futbollit Evropian, ndërsa Federata e Futbollit të Maqedonisë përfaqësohet nga presidentin Ilço Gjorgjioski, nënkryetari Muhamed Sejdini dhe sekretarin e përgjithshëm Filip Popovski.
Ndryshe, pauzat e kongresit janë shfrytëzuar për takime jozyrtare dhe me këtë rast numri një i shqiptarëve në FFM, Muhamed Sejdini mes është takuar dhe mes tjerash ka folur me presidentin e UEFA-së, Aleksandar Çeferin. Temë bisede sipas asaj që arritëm ta kuptojmë, ka qenë kryesisht futbolli në vendin tonë dhe hapat që duhet ndërmarrë në të ardhmen për ngritjen e nivelit dhe tejkalimin e problemeve dhe mangësive momentale.