Kompania e skuterëve elektrikë “Segway” ka prezantuar skuterin futuristik, “Segway Ninebot Air T15”, shkruan Techradar të martën. Karakteristika më e dukshme e këtij skuteri është shiriti nga LED dritat që kalon nëpër trungun, gjë që ju bën edhe më të dukshëm deri sa jeni duke vozitur.
Ngjyrat e këtyre dritave mund të ndërrohen ashtu siç keni dëshirë duke përdorur aplikacionin që vjen me vetë skuterin dhe me anë të së cilit mund të përcaktoni edhe mënyrën e të voziturit, kontrollin dhe të shihni statistikat në ekran gjatë vozitjes.
Nëse nuk dëshironi të përdorni telefonin gjersa jeni duke vozitur, informatat tregohen në një ekran të vogël në timon. Skuteri mund të paloset në sekondë, më një të prekur dhe trungu paloset me dyshemenë, ndërsa timoni rrotullohet dhe tërhiqet. Është i disenjuar për rrugë qyteti, me shpejtësi maksimale prej 20 km/h. Bateria zgjatë varësisht nga topografia e vendit ku do të vozitni, ngase rrugët me kodra harxhojnë më shumë energji.