Shkup, 8 tetor – Skuadra e Uinterthurit në Ligën e dytë zviceranë ka marrë një fitore me shumë vlera në transfertën e vështirë përballë skuadrës së Araut. Ekipi ku si titullar aktivizohet dhe talenti nga Kumanova dhe futbollisti i i shpresave të Shqipërisë, Taulant Seferi ka kaluar dy herë në avantazh, por në të dy herët është barazuar.
Ndërsa, për tu theksuar është fakti se golin e dytë e shënoi talenti Seferi. Goli tretë për skuadrën e Uinterthurit u shënua nga Sliskoviç. Me këtë fitore skuadra e Seferit ngjitet në vendin e tretë me vetëm 1 pikë larg nga vendi i parë dhe me pikë të barabarta me Lausanen e vendit të dytë.