Boksieri i njohur shqiptar, Sefer Seferi, do të këtë një përballje të vështirë nesër, shkruan Gazeta Metro, përcjellë gazeta Koha. Sefer Seferi do të përballet me boksieri nga Afrika e Jugut, Kevin Lerena. Meçi zhvillohet sot (e shtunè) më 21 shtator në ‘Emperors Palace’ në Afrikën e Jugut. Ky meç është i vlefshëm për titullin botëror në ‘IBO’.
Boksieri nga Gostivari numëron 23 fitore, prej tyre 21 me ‘nok-aut’, 2 humbje dhe 1 barazim. Kurse, kundërshtari i tij Lerena numëron 23 fitore, prej tyre 10 me ‘nok-aut’ dhe një humbje.
Sefer Seferi është 89.3 kg, ndërsa Kevin Lerena 90.2 kg dhe garojnë për titullin ‘IBO WORLD TITLE FIGHT’.