Taulant Seferi mbyll eksperiencën me Winterthur në Challenge League të Zvicrës, ku ishte i huazuar nga Young Boys. Ai dha kontributin e tij në fitoren 3-2 ndaj FC Schaffhausen, duke shënuar në minutën e 55-të. Ish-kapiteni i Shqipërisë U-21, në fund të kësaj aventurë, rezervoi fjalë emocionuese për tifozët dhe pjesëtarët e ekipit të Wintherthurit.
“Jam shumë i lumtur që mbylla sezonin me gol dhe me fitore. Ishte ndeshja e fundit për FC Winterthur, u ndjeva i mërzitur për ndarjen me tifozët, bashkëlojtarët dhe me stafin teknik, por kështu e ka jeta e futbollit. Jam shumë falënderues ndaj atyre që më kanë mbështetur gjatë gjithë kohës. Falënderim i posaçëm shkon drejt familjes dhe të gjithë juve për përkrahjen. FC Winterthur do të ngelet në kujtimet e mia të bukura. Një foto mbas lojës me flamurin më të bukur në botë!”