Ka akoma njerëz që nuk e duan gjënë e huaj dhe të tjerë që janë fatlum për shkak se ajo që u ka humbur është gjetur nga njerëz që ua kthejnë duke u treguar jo vetëm njerëzorë por shprehin anën e mirësisë së tyre dhe një akt shumë fisnik.
Më saktë bëhet fjalë për Sefer Asanin i punësuar në Aeroportin e Shkupit i cili ka bërë një gjest të rrallë shkruan Faktiditor.ch. Ai gjatë ditës në parkingun e aeroportit ka gjetur një cantë të humbur në të cilën gjendeshin dokumente por edhe një shumë e konsiderueshme parashë.
Pas verifikimeve Seferi ia kthen çantën e cila kishte qenë e një Dibrani përmes një bashkëvendasit të tij.
Sefer Asani është shembulli se si duhet të jetë një njeri i vërtetë që e konsideron të huajën si dicka që kurrë nuk na përketë neve duke e kthyer atë te pronari i vërtetë.