Shkupi u eliminua nga eliminatoret e Ligës së Kampionëve, pasi në ndeshjen e kthimit humbi nga Dinamo Zagrebi minimalisht me rezultat 0:1. Golin e vetëm të këtij takimi dhe që ishte vendimtar për kualifikim, e realizoi reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi.
Pas ndeshjes trajneri i Shkupit, Goce Sedlloski tha se futbollistët e tij treguan karakter në fushë, por potencoi se mungesa e Danfas dhe lëndimi i Hamidit ndikuan shumë.
“Në dy ndeshje, me një ekip si Dinamo, u munduam deri në fund. I paralajmërova lojtarët në pushim që të bënin kujdes në pesë minutat e para, por dështuam, ky është futbolli. Unë jam krenar me futbollistët e mi që treguan karakter dhe luftuan në çdo cep të fushës. Megjithatë, ne luajtëm kundër një ekipi shumë të mirë me një listë të madhe lojtarësh. Pastaj mungesa e Danfa, lëndimi i Hamidit poshtu ndikoi në lojën tonë, mendoj që këtu ishim të pa fat. Tani ne do të fillojmë përgatitjet për katër ndeshjet e radhës evropiane që i kemi përpara dhe do të luftojmë të arrijmë objektivin tonë”, u shpreh Goce Sedlloski.