Shkup, 5 mars – Paqartësia politike, si dhe kriza politike që gati dy vite ka kapluar Maqedoninë, me të madhe ndikon edhe në punën normale të biznesit. Afaristët ankohen se ngërçi që ka kapluar shtetin ka rritur edhe më tej problemin e jolikuiditetit apo mungesën e parave të gatshme dhe pagesën e rregullt të obligimeve nga ana e partnerëve afarist, por edhe shtetit. Vonesa në pagesa të borxheve të firmave ndaj njëra-tjetrës dhe të shtetit ndaj biznesit ishin problem serioz edhe më parë që me qorrsokakun e krizës politike, kanë eskaluar. Për situatën e rënduar të biznesit, flet edhe rritja e numrit të bizneseve… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)