Beograd, 5 nëntor – Kancelari austriak Sebastian Kurc sot do të qëndrojë për vizitë në Beograd, ku do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministren Ana Bërnabiq.
Sipas paralajmërimeve nga Vjena, temë kryesore e takimeve të Kurcit me kolegët e tij serbë do të jenë marrëdhëniet dypalëshe, dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit, si dhe procesi i afrimit të Serbisë drejt BE-së.
Nga Beogradi, Kurci sonte do të niset për në Prishtinë, ku nesër do të takohet me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj, ku do t’i vizitojë edhe ushtarët austriakë në përbërje KFOR-it.
Në kumtesën e Kabinetit të Kurcit theksohet se qëllimi i vizitave të tij është “që t’i inkurajojë Prishtinën dhe Beogradin për progres të mëtejshëm, që është parakusht për anëtarësim në BE”.
“BE-ja do të jetë e plotë madje kur anëtare të saj do të bëhen edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor”, theksohet në kumtesë.