Shkup, 10 janar – Për sot në orën 14 është caktuar seanca e parë publike në të cilën do të shqyrtohen ankesat e të burgosurve për ngjarjet e 27-të prillit në Kuvend, informojnë nga Gjykata e Apelit në Shkup.
Debat në seancë publike kërkuan Vllado Jovanovski dhe të dyshuarit Goran Gjoshevski, Munir Pepiq dhe Oliver Popovski.
Deri te Gjykata e Apelit gjithsej kanë arritur 16-të ankesa për vazhdimin e paraburgimit, ndërsa dje vonë pasdite kanë arritur përgjigje nga Prokuroria e Lartë Publike në ankesat kundër vazhdimit të paraburgimit për të dyshuarit në dhunën e 27-të prillit.
Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1, më 27-të dhjetor të vitit të kaluar solli vendim dhe e pranoi propozimin e Prokurorisë për krim të organizuar dhe 23 të akuzuarve ua vazhdoi paraburgimin edhe për 30 ditë, ndërsa gjashtë prej tyre masën arrest shtëpiak, Mitko Çavkovit, deputetëve Kërsto Mukoski, Sasho Vasilevski, dhe Luben Arnaudov, si dhe Boris Damovskit, Igor Durllovskit, Bogdan Iliveskit nga nisma “Për një Maqedoni të përbashkët”.