Shkup, 20 dhjetor – Nëntë seanca për lëndë në Prokurorinë Speciale Publike janë caktuar këtë javë në Gjykatën Penale.
Sot më 20 dhjetor duhet të mbahet gjykim për lëndën “Sopoti”, i cili është hapur në vitin 2003, kur dy ushtarë polakë dhe një shtetas i Maqedonisë humbën jetën kur një automjet terreni i NATO-s ka hasur në një minë. Në këtë rast dhjetë persona ngarkohen se në vitin 2003 kanë vendosur mjet shpërthyes në rrugën lokale Sushevë-Sopot.
Të enjten dhe të premten janë caktuar seanca për lëndën “Trust” në të cilën i dyshuar i parë është Sead Koçan dhe dy persona të tjerë fizikë dhe tre juridik, mes të cilëve edhe menaxherët e firmave “Transmet” dhe “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP për pjesëmarrje në tender të Centralet e Maqedonisë. Sipas prokurorisë, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë montuar tenderë në ELEM në vlerë prej 17 milionë eurosh.
Seancë e re për rastin “Toplik” në të cilin dyshohen gjashtë persona, mes të cilëve edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski për shitjen e parcelës ndërtimore për ndërtimin e lagjes Qyteti i diellit në Sopishte të Shkupit është caktuar për të enjten, më 21 dhjetor.
Të premten, më 22 dhjetor duhet të mbahet seancë për lëndën “Target – Fortesa”, në të cilën akuzohen ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski dhe i punësuari në DZK Nikolla Boshkoski, të cilët janë në paraburgim në Greqi, si dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, ish-drejtori i DZK, Sasho Mijallkov dhe shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski.