Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë e re për lëndën “Treqind” të PPS-së, në të cilën akuzohet Gjoko Popovski ish ndihmës ministër në MPB për blerjen e 300 automjeteve për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në seancën paraprake u morën në pyetje dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria. Sipas aktakuzës, Popovski dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin për 453.570 euro. Prokuroria Publike Speciale pohon se Popovski tenderin për blerje, servisim dhe për mirëmbajtjen e automjeteve ua ka ndarë firmave të cilat nuk kanë pasur ofertë më të lirë.