Shkup, 7 dhjetor – Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon gjykimi për parregullsitë zgjedhore “Titanik” i Prokurorisë Speciale Publike.
Rasti ndodhet në procedurën dëshmuese dhe duhet të vazhdojë me lexim të sms komunikimeve mes të pandehurve, të propozuar nga prokuroria.
Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.
Ata dyshohen për shoqërim kriminel, shkelje të së drejtës së votimit, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim i materialit zgjedhor dhe keqpërdorim i mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.
Gjykata në seancën e kaluar e pranoi kërkesën e prokurorisë dhe caktoi paraburgim 30-ditor për ish-kryeministrin Gruevski, i cili është në arrati në Hungari. mb/