Shkup, 20 gusht – Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për sot është caktuar seancë e re për rastin “TNT” të Prokurorisë Speciale Publike.
Lëndën e drejton gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Burim Rustemi nga PSP.
Rasti gjendet në procedurë dëshmuese, ndërsa në seancën e fundit u dëgjuan dëshmitarët e propozuar nga mbrojtja.
Në lëndën “TNT” i cili lidhet me rrënimin e kompleksit banesor-afarist “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canoski, mes të akuzuarve janë edhe ish-kryeministri Nikolls Gruevski, ish-ministri i Transport dhe Lidhjeve Mile Janakieski, si dhe ish-kryetari i komunës së Gazi Babës, Ton Trajkovski.
Sipas aktakuzës të PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale me urrejtje politike të kompleksit “Kosmos” të Fijat Canoskit.