Seancë e re për rastin “Titanik”

Shkup, 17 tetor – Në Gjykatën themelore penale Shkup për sot është caktuar seancë për rastin për parregullsi zgjedhore “Titanik”, që nga PSP e mori në kompetenca dhe veprim të mëtutjeshëm Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Rasti “Titanik” ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheqë gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Lile Stefanova.

Nxirren dëshmi materiale të propozuara nga prokuroria. Deri më tani janë nxjerrë rreth 5.400 prej mbi 5.900 dëshmi.

Përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili ndodhet në arrati, në “TitaniK” të akuzuar janë edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkovska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristoski, Kiril TOdorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, GOce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe lenka Rashjakovska.

Ata janë të dyshuar për bashkim kriminel. shkelje të së drejtës zgjedhore, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesit, mito gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore. (koha.mk)