Shkup, 15 janar – Në Gjykatën Penale në Shkup sot është caktuar seancë e re për rastin “Tenderë” të Prokurorisë Speciale Publike, njofton Koha.
Rasti “Tenderë” ndodhet në procedurë të dëshmive. Në të e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançevska Milevska për tenderin për kryerjen e punimve ndërtimore në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për shtetësi dhe pavarësi nga projekti “Shkupi 2014”.
Sipas akuzës, një pjesë e punëve ndërtimore në Muzeun janë kryer në dobi të personit juridik “Beton” nga Shtipi. Para se të publikohet shpallje për ndarjen e marrëveshjes për furnizim publik dhe para se të zbatohet procedura, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike, Kançevska-Milevska përmes bisedave me drejtorin e përgjithshëm të ndërmarrjes ndërtimore “Beton nga Shtipi ka urdhëruar të vazhdohet me punë në Muze, ku janë kryer punët ndërtimore pas marrëveshjes së lidhur paraprake për furnizim publik.
Pas pushimit për shkak të festave të fundvitit dhe të Krishtlindjeve në Gjykatën Penale për këtë javë janë caktuar edhe katër seanca të reja gjyqësore për rastet, TNT”, “Transportuesi”, “Monstra” dhe “Dhuna në Komunën Qendër”.