Shkup, 4 mars – Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjyqi për rastin “Drumarina”, në të cilin ish-deputetja e VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva dyshohet për mashtrim me faturat e taksave fiskale nga pikat pagesore, të cilat i kanë kushtuar Kuvendit rreth 100.000 euro.
Boneva paralajmëroi se me 7.000 prova do të dëshmojë se nuk ka dhënë fatura të rreme fiskale nga pikat pagesore dhe se nuk është rekorder në shpenzimet e udhëtimit.
Gjyqin në këtë lëndë e drejton gjyqtari, Marin Stanevski, ndërsa aktakuza përaqësohet nga prokurori, Artan Ajro.
Në seancën e sotme është parashikuar të dëshmojnë një ekspert dhe tre dëshmitarë.