Shkup, 10 tetor – Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë e re për rastin “Dhunë në Qendër” në të cilin të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-këshilltarja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova dhe edhe nëntë persona tjerë. Në seancat e kaluara për këtë lëndë janë marr në pyetje tre ish-këshilltarë në komunën Qendër, nga radhët e LSDM-së. Ata dëshmuan se më 10 qershor të vitit 2013 kishte turmë të organizuar të qytetarëve të cilët shanin dhe përdornin fjalë të pahijshme.
Dëshmitarët theksuan se në mesin e pikave të ditës së seancës së pestë të Këshillit të Komunës Qendër nuk kishte pikë për rrënimin e kishës “Shën Konstantini dhe Elena”. Në seancat paraprake për këtë lëndë, fajin e pranuan i akuzuari i katërt Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski dhe u dënuan me kusht. Për të akuzuarin e shtatë Dimçe Kërstev, po zhvillohet procedurë e ndarë. Të akuzuarit akuzohen për inkurajim të dhunës që ndodhi gjatë protestave para komunës Qendër në qershor të vitit 2013.