Shkup, 28 maj – Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahet seancë për lëndën “Talir” të Prokurorisë Speciale Publike, i cili ka të bëjë me financimin e kundërligjshëm të partisë VMRO-DPMNE, njofton Koha.mk
Seanca e kaluar është shtyrë me kërkesë të mbrojtjes, për shkak kërkesës së parashtruar për interpretim autentik në Kuvend të nenit 22 të ligjit nga PSP.
Në lëndën “Talir” akuzohen Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski dhe Mile Jankieski të cilët ngarkohen për “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare” dhe “Larje parash” si dhe Ilija Dimovski, Leko Ristovski dhe Elizabeta Çingarovska. vetëm për veprën “larje parash”. Për veprën e njëjtë, si subjekt juridik me akuzën është përfshirë edhe VMRO-DPMNE.
Elizabeta Çingarovska nuk do të dënohet sepse u dakordua me PSP-në, e pranoi fajin dhe mori dënim me kusht prej dy vjetëve, e cila nuk të mbahet nëse gjatë pesë viteve të ardhshme nuk kryen vepër penale tjetër.
Sipas akuzës, ato në mënyrë të kundërligjshëm kanë marrë të paktën 4,6 milionë euro për partinë, ndërsa pastaj kanë organizuar këto para të paguhen në gjirollogari e partisë përmes fletëpagesë në emër të njerëzve të ndryshëm. (koha.mk)