Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e 15-të në rend dite të së cilës është Propozim ligji për përdorimin e gjuhëve, në lexim të parë. Në këtë seancë duhet të shqyrtohet edhe Propozim ligji për lëshimin e bonove – vauçerë me vlerë, në lexim të parë të parashtruar nga deputetët e opozitës.
Deputetët do të debatojnë edhe për interpelancat për punën e ministrave të Financave, të Kulturës dhe të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Dragan Tevdovski, Robert Alagjozovski dhe Sadulla Duraku, të parashtruara nga opozita.