Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë e re për lëndën “Titanik” që është rast i parë i zbardhur nga Prokuroria speciale publike. Seanca paraprake u anulua, sepse siç tha gjykatësi Osman Shabani, Gjykata Supreme dhe e Apelit ende nuk i kanë parashtruar përgjigjet e kërkesës për përjashtim të u.d. kryetari i Gjykatës së Apelit dhe zëvendësit të tij, si dhe kryetarit të Gjykatës Penale dhe zëvendësit të tij.
Në “Titanik” akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-zyrtarët Martin Protugjer, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska – Boshkoska, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristovski, Kirill Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleskoviq dhe Lenka Rashajkovska. Ata akuzohen nga PSP-ja për shoqërim kriminel, shkelje të së drejtës zgjedhore, shkelje të lirisë së përcaktimit të zgjedhësve, mitmarrje gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim i materialit zgjedhor dhe keqpërdorim i mjeteve për financim të fushatës zgjedhore në vitin 2012.