Seancë e re gjyqësore për rastin “Maxhar telekom” të PSP-së

Shkup, 19 qershor – Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi kundër ish drejtorit të përgjithshëm dhe ish drejtorit financiar të Telekomit të Maqedonisë, Atila Sendrei dhe Rolf Plat, si dhe dy personave të tjerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe lidhjen e marrëveshjeve fiktive për shërbime konsultative me firma qipriote, i njohur  si “Maxhar telekom”, informon Koha.mk

Rastin e udhëheq gjykatësja Lenka Davitkova, ndërsa përfaqësuesi i akuzës është Lile Stefanovska nga PSP. Rasti gjendet në procedurën e dëshmive dhe po merren në pyetje dëshmitarë të propozuar nga prokuroria.

Gjykimi për “Maxhar telekom” filloi në vitin 2011, ndërsa pastaj rastin e mori në duar Prokuroria Speciale Publike.

Për keqpërdorim të detyrës zyrtare të akuzuar janë drejtori i përgjithshëm i Telekomit të Maqedonisë, Atila Sendrei, drejtori financiar Rolf Plat, si dhe Mihail Kefalojanis dhe Zoltan Keshius. Ata janë të dyshuar se kanë lidhur marrëveshje fiktive për shërbime konsultative “Çapteks holdings limitid” dhe në këtë mënyrë i kanë dëmtuar “Telekomin e Maqedonisë” dhe Buxhetin e Maqedonisë. (koha.mk)