Shkup, 21 janar –Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë e re për rastin “Toplik” të PSP-së, ku i dyshuari i parë është ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, për shitje të tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Sonçev grad”.
Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësi Osman Shabani. Seanca e kaluar ishte anuluar për arsye teknike.
Sipas aktakuzës së PSP-së, i dyshuari i parë Janakieski, si person udhëheqës në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike ka përbërë Komision për furnizime publike të cilin e ka obliguar të zgjedhë ofertues për blerje dhe dispozicion me tokën shtetërore për ndërtimin e kompleksit elit “Sonçev grad” në Sopishte”, edhe pse firma nuk i ka plotësuar kushtet për atë.
Nga dëshmitë sipas PSP-së, del se për shkak të ndërprerjes së marrëveshjes me faj të Ministrisë, është obliguar në vlerë prej një milion euro t’i paguajë borxh dhe interes të parazgjedhur personit juridik “San Siti”.
Sipas akuzës Janakieski dhe pesë të akuzuarit tjerë e kanë dëmtuar buxhetin shtetëror për 64.206.839 denarë, përkatësisht për një milion e 44.000.