Shkup, 31 janar – Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahat seanca e re për rastin e përcjelljeve joligjore të komunikimeve të DSK-së “Target-Fortesa” të Prokurorisë Speciale Publike, njofton koha.mk
Seanca e kaluar u anulua me kërkesë të avokatit të të pandehurit Sasho Mijallkov, Lupço Shvërgvoski, që të mundet në mënyrë përkatëse të përgatitet për deklaratën e dëshmitarit të PSP, Gjorgji Llazarevski.
Në lëndën “Target-Fortesa” të Prokurorisë Speciale Publike akuzohen ish-shefi i Drejtorisë së pestë të MPB-së Goran Grujevski, Nikolla Boshkovski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Vlladimir Varellov nga DSK-ja dhe pesë persona tjerë nga Drejtoria.
Sipas aktit të prokurorisë, mbi tre sisteme për përcjellje të komunikimeve në DSK në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 ilegalisht janë përcjellë 4.286 numra telefonikë, për të cilën fare nuk janë lëshuar urdhra gjyqësorë.
Komunikimi është përcjellë para se të lëshohen urdhrat dhe pasa përfundimit të kohëzgjatjes të validitetit të urdhrave gjyqësorë të 1.541 apo gjithsej 5,827 numrat telefonikë. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë. (koha.mk)