Shkup, 15 mars – Sesioni i tretë i përbashkët midis qeverive të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë do të mbahet më 21 mars 2018 në Nish të Serbisë. Kryetarët e qeverive, Zoran Zaev dhe Ana Bërnabiq në Nish do të kenë një takim tet-a-tet, ndërsa në të njëjtën kohë ministrat në qeveritë e të dy vendeve do të mbajnë takime bilaterale me ekipet e tyre.
Sesioni i përbashkët i qeverive të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë do të mbahet menjëherë pas takimeve të kryeministrave dhe ministrave. Për këtë takim, i treti në sesionin e qeverive të të dy vendeve, agjenda do të përfshijë tema për mbrojtjen, sigurinë, ekonominë, tregtinë, shëndetësinë, arsimin, punën dhe politikën sociale, drejtësinë, mbrojtjen e mjedisit, kulturën dhe bisedime mbi nismat e përbashkëta në infrastrukturë, inovacion, integrim evropian dhe politika rinore.
Seanca e përbashkët e qeverive parashikon nënshkrimin formal të dokumenteve për bashkëpunim në disa fusha. Në fund të kësaj ngjarje, Zaev dhe Bërnabiq do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Ata janë planifikuar të adresojnë në Forumin Ekonomik Serbi-Maqedoni në të njëjtën ditë, të organizuar nga dhomat e tregtisë të të dy vendeve.