Shkup, 9 janar – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme duhet ta shqyrtojë dhe miratojë raportin për punët e ndërmarra në pajtim me nenin 153 nga Kodi Zgjedhor, për pranimin e pjesës të mbetur të mandatit për deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë pas informimit nga kryetari i Kuvendit për ndërprerjen e mandatit deputetit Tomislav Tuntev, njofton Koha.
Tomisal Tuntev ka parashtruar dorëheqje si deputet dhe koordinator i grupit të deputetëve të LSDM-së. Pritet dorëheqja e Tuntevit të konstatohet në seancën e sotme kuvendore, ndërsa vendin e tij në bankat e deputetëve ta merr Rubin Zemon.
KSHZ-ja sot do të debatojë edhe për Planin vjetor për nevojat e përgjithshme për furnizime publike për programin 20, planin financiar për sistemimin e mjeteve për Zgjedhjet presidenciale në Republikën e Maqedonisë në vitin 2019, Planin vjetor për nevojat e përgjithshme për furnizime publike në vitin 2019 të Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve për programin 21 – Aktivitetet zgjedhore për zbatimin e Zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë në vitin 2019 dhe Vendimi për lartësinë e maksimumit të arkës në vitin 2019.