Nju-Jork, 9 tetor – Këshilli i Sigurisë i KB-së nesër do të mbajë seancë pas dyerve të mbyllura, në të cilën do të bisedojë për situatën në Siri, theksuan disa diplomatë të paemëruar, pasi Turqia sot filloi intervenim ushtarak kundër luftëtarëve kurdë në pjesën verilindore të Sirisë.
Debat të 15-të vendeve anëtare të KS të KB-së për situatën në Siri kërkuan pesë anëtare evropiane – Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Belgjika dhe Polonia.
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, duke e paralajmëruar sot aksionin ushtarak, deklaroi se ai ka për qëllim ta eliminojë “korridorin e terrorit” në kufirin jugor të Turqisë.