Shkup, 17 gusht – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot do ta mbajë seancën e katërt në të cilën në rend dite janë më shumë pika lidhur me organizimin dhe zbatimin e referendumit të vjeshtës.
Anëtarët e Komisionit do të vendosin për kërkesën për marrjen e autorizimeve për mbikëqyrjen e Referendumit 2018 për Asociacionin Qytetar MOST dhe për Fondacionin Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore IFES -Zyra në Maqedoni.
Në rend dite janë edhe propozim vendimet për ndryshimin e Planit vjetor për nevojat e përgjithshme për furnizime publike në vitin 2018 të KSHZ-së për referendumin, për ndarjen e mjeteve avancë në njësitë rajonale dhe zyrat e KSHZ-së për vizitimin dhe sigurimin e vendvotimeve, si dhe ndarjen e mjeteve për shpenzimet vijuese dhe shpenzimet e transportit në Komisionit Shtetërore Zgjedhore. KSHZ do t’i shqyrtojë informacionet për vijimin e paraqitjes së qytetarëve për votim në PKSH jashtë vendit.
Anëtarët e Komisionit do të shqyrtojnë kërkesë për mospranimin e kryerjes së detyrës kryetar, nënkryetarë, anëtarë dhe zëvendësanëtar i komisioneve shtetërore zgjedhore me rekomandim për veprim në komisionet komunale zgjedhore dhe do të bëjnë zgjedhje të rastësishme për vendet e zbrazëta në KKZ.