Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot do të mbajë seancë. Në rend dite janë Raporti vjetor dhe Financiar për punën e Agjencisë për supervizionin e sigurimit për vitin 2016 si dhe Raporti vjetor i kësaj Agjencie për gjendjen dhe lëvizjet në tregun e sigurimeve në Republikën e Maqedonisë në vitin 2016.