Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë Veriore vitin e kaluar me sukses i ka realizuar aktivitetet programore dhe e ka zbatuar në tërësi programin e saj të punës.
Kjo është konstatuar në raportin për përfundimin e programit të punës të Bankës Popullore në vitin 2018, ndërsa u shqyrtua në seancën e sotme të rregullt të Këshillit të Bankës Popullore.
Në seancë, siç kumtojnë nga Banka Popullore, është potencuar se organizimi i mirë, shfrytëzimi efikas i resurseve të planifikuara dhe sigurimi në kohë i të gjitha informacioneve relevante mundësuan përfundimin e suksesshëm të aktiviteteve të rregullta programore të Bankës Popullore, si dhe zbatimin e një numri të madh projektesh për vendosjen e ndryshimeve në punë dhe harmonizimin me kërkesat e reja ligjore, rregullat evropiane dhe standardet ndërkombëtare si dhe me kërkesat e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Gjatë seancës së sotme është shqyrtuar dhe miratuar edhe Raporti për punën e revizionit të brendshëm në vitin 2018.
Këshilli i ka miratuar edhe Llogarinë vjetore dhe raportet financiare të Bankës Popullore për vitin 2018.
Në seancë Këshilli solli vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për mënyrën dhe kushtet nën të cilat rezidentët që nuk janë banka të autorizuara, mund të hapin dhe të kenë llogari jashtë vendit, që paraqet harmonizim me Ligjin për punë devizore nga fillimi i zbatimit të Vendimit për kalim në fazën e dytë të asociacionit mes vendit tonë dhe Bashkimit Evropian dhe vendet e saj anëtare.
Gjithashtu Këshilli gjatë seancës ka shqyrtuar edhe çështje të tjera në kompetencë të saj.(koha.mk)