Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë pasdite mban seancë në Këshillin Qendror pas vendimit të djeshëm të BDI-së për t’ua dhënë nënshkrimet për marrjen e mandatit. Në seancë merr pjesë udhëheqësia e partisë dhe sipas paralajmërimeve pritet të zgjidhet mandatar.
Kryesia qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) mbrëmë vendosi t’ia japë nënshkrimet LSDM-së për marrjen e mandatit, por siç deklaroi zëdhënësi i partisë Bujar Osmani, kjo nuk do të thotë se do të bëjnë koalicion në qeverinë e re.
Nga BDI-ja theksuan se po shqyrtohen dy opsione. Njëra është që të jenë pjesë e koalicionit qeveritar, ndërsa opsioni i dytë është që të japin mbështetje për qeveri të pakicës, por partia të jetë në opozitë, gjegjësisht përfaqësuesit e tyre partiak të mos jenë pjesë e pushtetit ekzekutiv.