Seancë e Këshillit për zhvillim të barabartë rajonal do të mbahet sot në Qeveri. Me sancën e 18-të të Këshillit do të udhëheqë zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vladimir Peshevski. Në rend dite të seancës, në të cilën do të marrë pjesë edhe ministrja e Pushtetit Lokal, Shiret Elezi, është vërtetimi i propozim vendimeve për financimin e projekteve për zhvillim të rajoneve planore, për zhvillim të rajoneve me nevoja specifike zhvillimore dhe për zhvillim të fshatrave.