Shkup, 17 dhjetor – Anëtarët e Këshillit për reforma në administratën publike, në mbledhjen e fundit u koordinuan për procesin e realizimit të funksionimit të analizës horizontale për riorganizimin dhe optimizmin e organeve shtetërore, agjencive dhe shërbimeve inspektuese. Në këtë mbledhje u miratua edhe Raporti i dytë gjysmëvjetor për realizimin e Strategjisë për reforma në administratën publike 2018-2022 dhe Plani aksional, i cili është publikuar në faqen e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Riorganizimi dhe optimizmit po zhvillohen në kuadër të IPA projekteve, të cilat do të zgjasin dy vite. Në këtë periudhë duhet të harmonizohen mbi njëqind ligje, me Ligjin e ri për organizim dhe punë të organeve shtetërore. Qëllimi, siç njoftuan sot nga shërbimi për media i Qeverisë, është optimizmi i kornizës së plotë institucionale, të përforcohen shërbimet publike, të përforcohet etika, integriteti, transparenca, llogaridhënia dhe përgjegjësia e administratës publike.
“Riorganizimi dhe optimizmi i organeve shtetërore, agjencive dhe shërbimeve inspektuese në nivel qendror është njëra prej reformave kyçe dhe masë për përmirësimin e administratës publike. Për këtë arsye në seancën e sotme jemi në përbërje më të gjerë, me anëtarët e Sekretariatit për reforma në administratën publike dhe përfaqësuesit e institucioneve, të cilët do të jenë pikë kontakti për zbatimin e riorganizimit”, është shprehur kryeministri Zoran Zaev, i cili e drejton këtë seancë.
Ai ka shtuar se Qeveria vazhdon e përkushtuar për realizimin e reformës komplekse, nga e cila duhet të dalë administrata profesionale dhe e departizuar.
IPA projekti paraqet vazhdimësi të masave për riorganizim, të cilat u realizuan me mbështetje të donatorëve nga UNDP, USAID deh SIGMA.
“Për Projektin me rëndësi të veçantë është hapja dhe bashkëpunimit me të gjithë institucionet edhe në periudhën që vijon mbi baza të metodologjisë të realizimit të analizës horizontale do të vazhdojmë me procesin e skenimit të gjendjes nga aspekti i përputhjes së kompetencave. Presim nga të gjitha 128 institucionet, organet shtetërore qasje serioze dhe përkushtim përmes edukimit shtesë të personave përgjegjës për komunikim me MSHIA-në dhe ekspertët nga projekti”, tha ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski.