Shkup, 25 dhjetor – Këshilli Kombëtar për Zhvillim të Qëndrueshëm në seancën e sotme e riafirmoi angazhimin e Qeverisë për zbatimin e “Agjendës 2030” globale të Kombeve të Bashkuara dhe për integrimin e Qëllimeve për Zhvillim të Qëndrueshëm në punën gjithëpërfshirëse të shtetit.
Gjatë seancës, informojnë nga Kabineti i zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, ishte sjellë edhe Rregullore për punë të Këshillit Kombëtar me të cilin është rregulluar që Këshilli të sigurojë konsistencë në zbatimin dhe ndjekjen e dokumentit strategjik “Strategji Kombëtare për Zhvillim të Qëndrueshëm” , si dhe zbatimin e Qëllimeve për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, në Republikën e Maqedonisë përmes programeve për zhvillim të qëndrueshëm nga ministritë e ndara, vendosjen dhe koordinimin e institucioneve për zbatimin me qëllim që të kontribuohet drejtë realizimit të suksesshëm të qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm përmes fushave të definuara të veprimit dhe masave konkrete.
Para anëtarëve të Këshillit Kombëtar për Zhvillim të Qëndrueshëm ishin prezantuar 17-të qëllimet globale të KB-së dhe shkalla e harmonizimit të dokumenteve programore kombëtare strategjike me qëllimet. Në bazë të analizës së bërë nga grupi teknik i punës, Këshilli solli vendim për zbatim me prioritet të pesë qëllimeve për vitin 2019 dhe 2020, përderisa qëllimet tjera do të jenë në funksion të qëllimeve prioritare.
Qëllimi i parë është “t’i jepet fund varfërisë në të gjitha format, gjithkund në vend (qëllimi 1 i qëllimeve të KB-së)”, i dyti është “të sigurohet arsim inkluziv, fillestar dhe cilësor dhe të promovohen mundësitë për mësim gjatë gjithë jetës (qëllimi 4 i qëllimeve të KB-së)”, qëllimi i tretë “të promovohet rritje ekonomike e qëndrueshme dhe inkluzive, punësim të plotë dhe produktiv dhe vende të mira të punës për të gjithë (qëllimi 8 i qëllimeve të KB-së)”, i katërti “të ndërmerren veprime urgjente për luftë kundër ndryshimeve klimatike dhe ndikimi i tyre (qëllimi 13 i qëllimeve të KB-së)”, dhe qëllimi i pestë “të promovohen shoqëri të qeta dhe inkluzive për zhvillim të qëndrueshëm, të sigurohet qasje deri në drejtësi për të gjithë dhe të ndërtohen institucione efektive, llogaridhënëse dhe inkluzive në të gjitha nivelet (qëllimi 16 i qëllimeve të KB-së)”.
Këshilli përfundoi që Qeveria dhe institucionet me përkushtim dhe përgjegjësi do të punojnë në arritjen e qëllimeve, në drejtim të rritjes më të lartë dhe më të qëndrueshme, arsim cilësor, fund të varfërisë dhe standard më të lartë jetësor për qytetarët si dhe mjedis të shëndoshë jetësor. Në mënyrë shtesë për arritjen e qëllimeve me prioritet të lartë, me rëndësi të madhe është efikasiteti i administratës dhe institucioneve si dhe sundimi i së drejtës të cilat janë edhe bazë e reformave të cilat Qeveria i zbaton në procesin e integrimeve euro-atlantike.
Këshilli Kombëtar për Zhvillim të Qëndrueshëm është trup ndërsektorial me të cilin kryeson zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, qëllimi kryesor i të cilit është krijimi i politikave për zhvillim të qëndrueshëm. Në këtë Këshill marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, ministrat përgjegjës për Punë të Jashtme, Financa, Ekonomi, Punë dhe Politikë Sociale, Transport dhe Lidhje, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Vetëqeverisje Lokale, Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, Arsim dhe Shkencë, Shëndetësi, si dhe përfaqësues të bashkësisë akademike dhe të biznesit.