Londër, 22 korrik – Kryeministrja britanike Thereza Mej sot konvokoi seancë të jashtëzakonshme qeveritare, ku do të diskutohet për reagimin që duhet t’i dërgohet Iranit pas konfiskimit të tankerit me naftë me flamurin britanik në Ngushticën e Hormuzit.
Siç transmetojnë mediumet britanike, në mbledhjen ministrore do të bisedohet për atë se si të garantohet siguria detare në rajonin e ndjeshëm, gjë që është me rëndësi vitale për dërgesat globale të naftës.
Ministri i Punëve të Jashtme, Xheremi Hant pas seancës planifikon ta informojë Parlamentin për konfiskimin e tankerit “Stena Impero” dhe ekuipazhit të tij prej 23 njerëzve, që tani gjendet në port iranian.
Irani publikoi video-material të ri me anijen dhe kumtoi se ekuipazhi është i sigurt.
Asnjë nga 23 personat e arrestuar nuk është qytetar britanik, ata janë kryesisht qytetarë indianë, filipinas, rusë dhe latvias. Zëdhënësi i Mejit, Xhejms Slejk deklaroi se Irani e ka ndalur anijen me qëllime joligjore dhe duhet urgjentisht ta lirojë, si edhe ekuipazhin e saj.(koha.mk)