Shkup, 6 nëntor – Këshilli Drejtues i Odës Ekonomike të Maqedonisë sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për paralajmërimin e taksës progresive dhe efektit të kësaj mase mbi punën e subjekteve afariste.
Në seancë do të marrin pjesë edhe nënkryetarët e Odës, si dhe ministri i Financave Dragan Trevdovski.
Të shtunën ministri Trevdovski paralajmëroi vendosjen e taksës progresive. Për të ardhura prej 90.000 denarë, informon, do të paguhet taksë shtesë prej tetë për qind. Masa duhet të hyjë në fuqi nga viti 2019, ndërsa, si siç theksoi Trevdovski, me të do të arrihet a. q. taksim të drejtë që Qeveria e premtoi në programin parazgjedhor.
Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe anëtaret e tjera të Platformës për dialog publik – privat (Oda Ekonomike e Teknologjive Informatike dhe Komunikuese – MASIT, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Lidhja e Odave Ekonomike) dje paralajmëruan se nuk duhet të përshpejtohet me masën e re sepse kompanitë tashmë i kanë definuar planet financiare për vitin e ardhshëm. Nevojiten, porositën odat, analiza më të thella të cilat do të tregojnë si taksimi progresiv do të ndikojë mbi punën e biznesit.