Me rastin e vdekjes së kryetarit të komunës së Ohrit, Jovan Stojanoski, Këshilli i komunës nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, të caktuar për në orën 10:00.
Nga Komuna e Ohrit është kumtuar se Seanca përkujtimore me rastin e vdekjes së Stojanoskit do të mbahet të hënën nga ora 10:00, në Sallën e madhe komunale.
Varrimi i Stojanoskit është caktuar për të hënën nga ora 14:00 në Varrezat e qytetit në Ohër, ndërsa mbetjet pas vdekjes do të ekspozohen në Morgun e qytetin nga ora 12:00.
Kryetari i komunës së Ohrit, prof.dr. Jovan Stojanoski ndërroi jetë sot në automjetin e shërbimit për ndihmë të parë mjekësore, rrugës për tek Qendra për sëmundje kardiovaskulare.
Stojanoski ishte profesor në fakultetin për turizëm dhe hotelieri në Ohër, ndërsa funksionin si kryetar komune e ka kryer nga 20 tetori i vitit të kaluar, pas fitores në rrethin e parë të Zgjedhjeve lokale.
Stojanoski është lindur më 7 gusht të vitit 1970 në Ohër, ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.