Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për punë dhe politikë sociale, për arsim, shkencës dhe sport dhe për transport, lidhje dhe ekologji. Në rend dite të Komisionit për punë dhe politikë sociale janë ndryshimet e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, propozim-ligji për agjencitë private për punësim, të dy në lexim të dytë, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrëdhënie pune, në lexim të parë.
Anëtarët e Komisionit për arsim dhe shkencës do të debatojnë për ndryshimet e Ligjit për trajnim dhe provim për drejtor të shkollës fillore, shkollës së mesme, konvikteve dhe universitetit të hapur qytetar për mësim të përjetshëm, ndryshime të Ligjit për formimin e Fakultetit teknologjik-teknik, Fakultetit veteriner dhe Fakultetit juridik më përbërje të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir, të dy në lexim të parë, të parashtruara nga deputetët e shumicës qeveritare, si dhe Propozim ligji për mbështetje të të rinjve gjatë blerjes së instrumenteve muzikore, në lexim të dytë.
Në rend dite të Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për planifikimin hapësinor dhe urbanistik, në lexim të parë, të parashtruar nga deputetët e shumicës qeveritare, si dhe Raporti vjetor për punën e Agjencisë për komunikime elektronike për vitin 2017, propozim-vendimi për miratimin e Raportit vjetor për punën e Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor për vitin 2017, si dhe raportet vjetore për punën e Agjencisë për posta, të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe për punën e Radiotelevizionit të Maqedonisë për vitin 2017.