Shkup, 14 shkurt – Në Gjykatën penale në Shkup sit vazhdojnë gjykimet për “Trajektoren” dhe “Toplik” të Prokurorisë Speciale Publike.
Rasti për procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradave Miladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër, “Trajektorja” e PSP-së gjendet në procedurë dëshmuese.
Në “Trajektoren” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, të cilit i gjykohet në mungesë, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, ish-kryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP “Rrugët e shtetit”, Lupço Georgievski.
Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 ka ndërmarrë shumë veprime me të cilat në procedurën për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradave të lartpërmendura i kanë shfrytëzuar dhe kanë tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë e kanë dëmtuar Buxhetin prej të paktën 155 milionë euro.
Në Gjykatën penale sot duhet të mbahet edhe seancë e re për rastin “Toplik”, ku i akuzuari i parë është ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski për shitjen e tokës ndërtimore për ndërtimin e kompleksit “Qyteti i Diellit”.
Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësi Osman Shabani. Sipas aktakuzës së PSP-së, i akuzuari i parë Janakievski, si person udhëheqës në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me lLigjin për furnizime publike ka përbërë Komision për ankande publike në të cilin i ka imponuar të përzgjedhë ofrues për blerje dhe disponim me tokë shtetërore për ndërtimin e kompleksit elitar “Qyteti i diellit” në Sopishte, edhe pse kompani nuk ka plotësuar kushtet për këtë.
Nga dëshmitë, sipas PSP-së, rrjedh se për shkak të prishjes së kontratës me faj të Ministrisë, kjo e ka detyruar në vlerë prej një milionë euro t’i paguajë borxh dhe interes personit juridik “San siti”.
Sipas aktakuzës, Janakievski dhe pesë të akuzuarit e tjerë e kanë dëmtuar Buxhetin e shtetit për 63.206.839 denarë, gjegjësisht për një milionë e 44.000 euro. (koha.mk)