Shkup, 23 nëntor – Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë caktuar seanca të reja për rastin “Titanik” dhe “Titanik 3” të Prokurorisë Speciale Publike.
Seanca e kaluar për “Titanik”-un u anulua sepse në sallën gjyqësore nuk ishin të pranishëm ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Hungari, si dhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Kiril Bozhinovski, të cilët janë në paraburgim në burgun “Shkupi”.
Gjykata do të duhet të prononcohet rreth kërkesës së përfaqësuesit të aktakuzës së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, që të gjykohet në mungesë.
“Në “Titanik” për shoqërim kriminel dhe parregullsi zgjedhore, përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, akuzohen edhe shumë persona mes të cilëve ministrat Mile Janakieski dhe Gordana Jankulloska.
Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe në seancën e kaluar janë dëgjuar rreth 70-të audio-incizime të propozuara nga Prokuroria. Për rastin “Titanik PSP-ja ka propozuar mbi një mijë bomba, ndërsa në seancat e deritanishme janë dëgjuar diçka më shumë se 800 bisedime.
Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë edhe gjykimi për rastin “Titanik 3” në të cilin akuzohen Ejup Alimi dhe Ismet Guri nga BDI-ja. Ata ngarkohen se si anëtarë të Komisionit komunal zgjedhor në Çair në zgjedhjet lokale në vitin 2013 kanë shkatërruar material zgjedhor.