Shkup, 5 dhjetor – Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca për lëndët “Fortesa 2” dhe “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike.
Në rastin “Fortesa 2”, i akuzuari i parë ish-shefi i Drejtorisë së Pestë në MPB Goran Grujevski dhe gjashtë të punësuari në DSK. Të akuzuarit gjykohen për falsifikimin e dokumenteve zyrtare lidhur me përgjimin e paligjshëm. Dokumentacioni është i lidhur me dy sistemet nga përgjimi i përligjshëm, të cilat sipas PSP-së janë shkatërruar gjatë vitit 2014.
Seanca për lëndën “Titanik” për parregullsi zgjedhore duhet të vazhdojë me leximin e SMS porosive nga komunikimi i të akuzuarve nga material dëshmues të Prokurorisë Speciale Publike.
Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.
Ata dyshohen për shoqërim kriminel, shkelje të së drejtës së votimit, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim i materialit zgjedhor dhe keqpërdorim i mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.