Seanca të reja për lëndët “Target-Fortesa” dhe “Titanik 3”

3

Në Gjykatën Penale sot do të mbahen seanca të reja për lëndët “Target-Fortesa” dhe Titanik 3″ të Gjykatës Speciale Publike. Paraprakisht seanca për “Target-Fortesa” ishte shtyrë për shkak të procedurës së papërfunduar të ekstradimit që udhëhiqet para Gjykatës Supreme për dy të akuzuarit Goran Grujevski dhe Nikola Boshkovski. Gjykata sot duhet të prononcohet rreth kërkesës për ndarjen e procedurës për Grujevskin dhe Boshkovskin.

Në “Target-Fortesa” janë  të akuzuar ish-shefi i Drejtorisë së Pestë në MPB Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK Nikolla Boshkovski, të cilët janë në paraburgim në Greqi, ish-ministrja e MPB-së Gordana Jankulloska, ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallokov dhe shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski. Hetimi për lëndën “Fortesa” ishte hapur më 29 mars të vitit 2016, ndërsa për lëndën “Target” më 17 nëntor të viti 2016, ndërsa për shkak të lidhshmërisë së tyre janë bashkuar në një lëndë. Akuza është ngritur më 30 qershor të vitit 2017.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekjen e komunikimeve në DSK, në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë të paligjshme janë ndjekur 4.286 numra telefonikë për të cilat aspak nuk janë lëshuar urdhra gjyqësorë. Komunikimi ishte ndjekur para se të lëshohen edhe pas përfundimit të kohëzgjatje së vlefshmërisë së urdhrave gjyqësorë të 1.541 numrave apo gjithsej 5.827 numra telefoni. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë. Në lëndën “Titanik 3” të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri, sepse si anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor në Çair “kanë shkatërruar material zgjedhor”.

Të akuzuarit në seancën paraprake thanë se e kuptojnë aktakuzën  që e prezanton prokurorja Fatime Fetai, por se nuk ndjehen fajtorë.  Sipas PSP, të dy të akuzuarit me me veprimet e tyre drejtpërdrejtë të ndikojnë në rezultatin zgjedhor dhe kanë pasur instinkt kriminel që të falsifikojnë vullnetin zgjedhor të banorëve të Çairit me qëllim që ta realizojnë fuqinë politike. Avokatët e të akuzuarve para Gjykatës janë shprehur se me më shumë fakte gjatë procedurës do të dëshmojnë se klientët e tyre nuk janë fajtorë, si dhe se në momentin kontestues të aktakuzës nuk kanë pasur kurrfarë funksioni me çfarë do të ndikonin për të kryer vepra penale për të cilat i akuzon PSP-ja.

Comments are closed.