Shkup, 17 janar – Në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdojnë gjykimet për lëndët “Monstra” dhe “Transportuesi” të Prokurorisë Speciale Publike.
Rasti “Monstra” për vrasjen e pesëfishtë afër liqenit të Smilkovës më 12 prill të vitit 2012, ndodhet në procedurë të provave dhe sot duhet të tregohen dëshmi të siguruara me masa PI.
Për vrasjen e të rinjve Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm ishin dënuar Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq dhe Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta, por Gjykata Supreme i pezulloi aktvendimet dhe rasti vitin e kaluar filloi nga fillimi, pasi PSP-ja e ndërmori rastin.
Në bankën e të akuzuarve sot, gjithashtu, duhet të ulen edhe të akuzuarit në lëndën e PSP-së “Transportuesi”.
Ish kryetari i Manastirit Vladimir Talevski dhe 20 persona të tjerë në këtë rast ngarkohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, me çfarë është bërë shpërdorim për rreth 360.000 euro.