Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar seanca gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Publike Speciale “Toplik dhe “Total”. Seanca paraprake për “Toplik” ishte shtyrë për shkak se i akuzuari Dimitar Dimovski është i sëmurë, për çfarë avokati i tij dorëzoi raport mjekësor. Në “Toplik” janë të dyshuar ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe pesë persona të tjerë për shitjen e parcelës ndërtimore në Sopishtë të Shkupit. Janakieski, si person udhëheqës në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike, ka përbërë Komision për oferta publike të cilin e urdhëroi të zgjedhë ofrues për blerje dhe disponim me tokat shtetërore për ndërtimin e kompleksit elit “San siti” në Sopishte, edhe pse firma nuk i ka plotësuar kushtet për atë.
Nga dëshmitë, sipas PSP-së, del se për shkak të shkëputjes së marrëveshjes për fajin e Ministrisë, ky organ shtetëror është obliguar personit juridik të “San siti” t’i paguajë borxh dhe kamatëvonesë në vlerë prej një milion euro. Në Gjykatë sot duhet të mbahet edhe debati kryesor për lëndën “Total”, në të cilën është i dyshuar gazetari Dragan Pavlloviq – Llatas për evazion tatimor. Sipas aktakuzës, i dyshuari ka dhënë të dhëna të rrejshme në llogaritë përfundimtare dhe fletëparaqitjet me ç’rast përmes personave juridikë ka fshehur tatim në vlerë prej denarë apo 121.414 euro, ndërsa personalisht personi juridik ka fshehur 3.876.471 denarë apo 63.032 euro. Për shkak të mungesës së Pavlloviqit-Llatas, seanca paraprake ishte shtyrë, për ç’farë deri te Gjykata mbrojtja ka dorëzuar dëshmi nga klinika.