Shkup, 1 korrik – Në Gjykatën Penale sot me marrjen në pyetje duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën “Monstra” për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovcës.
Seanca paraprake gjyqësore ishte anuluar për shkak të mospanisë së siguruar të dy dëshmitarëve, për çka ishte kërkuar edhe shoqërim policor.
Për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smilkovcës më 12 prillit të vitit 2019, kur u vanë djemtë Kire Triçkovski, Filip Slavkovski, Cvetanço Atkovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta.
Gjykata Supreme në dhjetor të 2017 shfuqizoi aktgjykimet, liroi nga burgu Agim Ismailoviqin, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Azirin, duke ju shqiptuar masa e kujdesit. Pas shfuqizimit të aktgjykimit, rasti “Monstra” kaloi tek Prokuroria Speciale dhe u kthye për gjykim të sërishëm.
Seancë gjyqësore sot është caktuar edhe për lëndën “Thesari” për furnizimin e pajisjes për ndjekjen e komunikimeve për nevojat e Drejtorisë së Pestë pranë DSK-së. Rastin e udhëheq gjykatësja Xheneta Begtoviq dhe gjendet në procedurën e dëshmive.
Në lëndën “Thesari” i akuzuari i parë është ish- drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov, si dhe ish shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish ndihmës-ministri në MPB Nebojsha Stajkoviq dhe ish kryeshefi i Drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski.
Ata akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizime dhe dëmtim të buxhetit në vlerë prej 862.045 euro për furnizim të pajisjes elektro-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së pestë pranë DSK-së dhe trajnim për shfrytëzimin e tij nga një firmë e Bata akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizime dhe dëmtim të buxhetit në vlerë prej 862.045 euro për furnizim të pajisjes elektro-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së pestë pranë DSK-së dhe trajnim për shfrytëzimin e tij nga një firmë e Britanisë së Madhe.
Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi edhe për dhunën para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013.
Në rastin “Dhunë në Komunën Qendër” të PSP-së të akuzuar janë shumë persona, në mesin e të cilëve edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Hungari, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangelova dhe tetë persona të tjerë