Shkup, 7 nëntor – Me dëgjimin e “bombave” të tjera sot në Gjykatën Penale duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike.
Në seancën paraprake në sallën e gjyqit ishin lëshuar pesëdhjetë incizime. Si dhe në “bombat” e mëparshme është dëgjuar zëri i ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, edhe atë si dakordon aeroplan nga Zvicra dhe Italia për njerëz të cilët janë dakorduar të votojnë për to në zgjedhjet lokale në vitin 2013.
Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.
Ata dyshohen nga PSP për shoqërim kriminel, shkelje të së drejtës së votimit, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim i materialit zgjedhor dhe keqpërdorim i mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.
Seancë e re për sot është caktuar edhe për lëndën “Total” në të cilën është i dyshuar gazetari Dragan Pavlloviq – Llatas për evazion tatimor në vlerë prej 121.414 euro përmes personave juridikë “Total marketing” SHPNJP, “Total Media Centar” dhe “Mediamaks” edhe 63.032 euro si person juridik.
Blerjen e pajisjeve për vete e ka evidentuar si pajisje për firmat, edhe pse firmat nuk kanë pasur të punësuar, gjegjësisht në njërën firmë ka pasur vetëm një të punësuar.