Shkup, 22 janar – Në Gjykatën Penale sot vazhdon gjykimi për lëndën “Titanik, që ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore, njofton Koha.
Në seancën e fundit gjyqësore ishin prezantuar dëshmitë e materialeve – dokumente, lista të vendvotimeve, biseda telefonike.
Në këtë rast të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.
Ata dyshohen për shoqata kriminele, shkelje të të drejtës së votimit, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.
Gjykimi sot duhet të mbahet edhe për rastin “Titanik 3” në të cilin të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri nga BDI-ja. Ato akuzohen se si anëtarë të Komisionit Zgjedhor Komunal në Çair në zgjedhjet lokale të vitit 2013 e kanë shkatërruar materialin zgjedhor.