Shkup, 23 korrik – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë komisionet për Çështje të rregullores dhe të mandateve dhe imunitetit, për Bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, për Politikë të jashtme, për Çështje ekonomike dhe Komisioni ligjdhënës-juridik, njofton Koha.mk
Pika e vetme në rendin e ditës së Komisionit për Çështje të rregullores dhe mandateve dhe imunitetit është Raporti për Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për gjërat e ndërmarra në pajtim me nenin 153 të Kodit zgjedhor, për pranimin e pjesës tjetër të mandatit për deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Anëtarët e Komisionit për Bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave do t’i shqyrtojnë Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tokë bujqësore në lexim të dytë dhe Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë për mbështetje financiare për bujqësi dhe zhvillim rural në lexim të parë.
Në seancën e Komisionit për Politikë të Jashtme do të shqyrtohen propozim-ligjet për ratifikimin e Marrëveshjes midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë për hapjen e një vendkalimi të ri kufitar midis dy vendeve i cili do t’i lidh Majden në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Promahoin në Republikën e Greqisë, të Marrëveshjes midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë për hapjen e një vendkalimi kufitar në rajonin e Liqenit të Prespës dhe Amendamentin e Dohës në Protokollin e Kjotos ndaj Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për ndryshime klimaterike.
Deputetët e Komisionit për Çështje Ekonomike do ta shqyrtojnë Raportin e Komisionit Ligjdhënës-juridik për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete në lexim të dytë.
Komisioni Ligjdhënës-juridik, nga ana tjetër, do ta konfirmojë ligjshmërinë e zgjidhjeve të shtruara të katër komisioneve të tjera kuvendore. (koha.mk)