Shkup, 16 korrik – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë komisionet për çështje evropiane dhe ekonomike.
Në rend të ditës së Komisionit për çështje evropiane janë Propozim – ligji për furnizime publike në mbrojtje dhe siguri dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje të të drejtave të pacientëve, të dyja në lexim të parë.
Komisioni për çështje ekonomike do t’i shqyrtojë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për automjete, në lexim të dytë. (koha.mk)